![]() |
||||
|
|
Kush ishte Bajazid Elmaz Doda?Bajazid Elmaz Doda është lindur rreth vitit 1888 në fshatin malor Shtirovicë të Rekës së Epërme (Maqedoni) ku edhe ka kaluar fëmijërinë. Si shumë djem të Rekës edhe ai mori rrugën e mërgimit dhe shkoi në Rumani për të punuar. Më 20 nëntor 1906, në Bukuresht, ai takon albanologun, baron Franc Nopça (1877-1933), i cili tetëmbëdhjetëvjeçarin e pranon në punë si shërbëtor.
Bajazid Elmaz Doda (majtas) dhe Franc Baron Nopça (djathtas), Nga marrëdhënia e punës lindi një dashuri dhe një bashkëjetesë e lumtur dhe shumëvjeçare. Në kujtimet e jetës së tij botuar më 2001 me titullin Reisen in den Balkan (Udhëtime nëpër Ballkan), Nopça ka përshkruar me pak fjalë takimin e parë me të dashurin e tij, i cili gjithkund figuronte si sekretar i tij privat:
Më vonë Nopça, së bashku me shërbëtorin e tij të ri, udhëtoi për në vendlindjen e tij, në pronën e prindërve në Saçal afër Hacegut në Transilvani, dhe pas disa muajsh në Londër, ku Bajazidi u sëmurë nga një grip i rëndë. Kah mesi i nëntorit të dy bashkë u nisën nga Shkodra, ku Nopça, në vitet 1907-1910 dhe më vonë pas tetorit 1913 kishte një shtëpi, për në Mirditë dhe Kalis, ku ranë peng të plaçkitësit namkeq Mustafa Lita. Pas lirimit të tyre në Prizren, ata udhëtuan për në Shkup dhe, me gjasë, siç kishin planifikuar më parë, kanë kaluar edhe nëpër Rekën e Epërme. Pastaj ata udhëtuan prapë për në Shkodër, për të studiuar rajonin e fiseve Hoti dhe Gruda. Edhe në vitet para dhe gjatë Luftërave Ballkanike, Nopça dhe sekretari i tij me shumë temperament udhëtuan nëpër shumë zona e Shqipërisë Veriore, nëpër Kosovë e Maqedoni. Në vjeshtë të vitit 1913, Nopça shkruan:
Sekretarin e vetë Nopça e mori me vete edhe në luftën e viteve 1915-1916, kur ai po shërbentë me trupat austro-hungareze në Kosovë. Pas luftës ata jetuan kryesisht në Vjenë, ku shkencëtari Nopça botoi studime të rëndësishme si në lëmin e albanologjisë, po ashtu edhe në paleontologji dhe gjeologji, duke fituar respekt të madh shkencor. Më 25 prill 1933, pas një vuajtjeje të gjatë nga depresionet, Nopça i mori jetën vetes me një plumb në gojë. Pak çaste më herët, ai veç kishte vrarë edhe shërbëtorin e vet besnik dhe bashkëshortin, Bajazid Doda. Në letrën e tij për policinë, Nopça kishte shkruar:
Bazazid Elmaz Doda është autori i dorëshkrimit Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien) [Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës (Maqedoni)], të ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë. Dorëshkrimi u përfundua nga autori, atëbotë njëzetegjashtëvjeçar, në Vjenë, në prill të vitit 1914, por nuk u botua. Nga parafjala e autorit del se teksti ishte përkthyer në gjermanisht nga Nopça. Ngaqë teksti në gjermanisht ngjan shumë me shkrimet e tjera etnografike të Nopçës, mund të përfundohet se ky kishte ndikuar shumë në përpilimin e këtij studimi. Kjo bëhet edhe më e qartë në shumë plotësimet dhe shkrimet anësore të dorëshkrimit, ku njihet qartë kaligrafia e Nopçës. Dorëshkrimi origjinal në shqip, nëse një të tillë ka pasur, tani mund të merret si i zhdukur. Ky studim etnologjik, i botuar në Vjenë në vitin 2007, pas pothuajse një shekulli, përmban një mori të dhënash dhe informatash nga lëmenjtë më të ndryshëm, ndaj mu për këtë arsye do të mund të zgjonte interesim për shumë fusha shkencore dhe të gjente përdorim gjithandej. Tutje, ky do të mund të ishte studimi i parë etnografik i hartuar në gjermanisht nga një autor shqiptar. Doda na tregon: qëllimin e librit të tij:
Ky studim është një vështrim i rrallë mbi një botë të shkuar për faktin se Shtirovica, dy vjet pas hartimit të këtij studimi, u shkatërrua dhe u bë rrafsh me tokë nga forcat ushtarake bullgare. Popullsia shqiptare e atjeshme u dëbua. Më vonë, shumë prej tyre qenë detyruar të shpërnguleshin në Turqi. Sot, rajoni pothuajse është i pabanuar. Një botë e përftuar. Në dorëshkrimin e mirëfilltë të Dodës si dhe në versionin e botuar në vitin 2007 gjinden fotografi origjinale të autorit, të bëra rreth vitit 1907, të cilat kemi kënaqësi ti tregojmë këtu për herë të parë. Për lejen e shfrytëzimit të koleksionit fotografik të Dodës jemi mirënjohës Arkivit Pamor të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë (Bildarchiv, Österreichische Nationalbibliothek) në Vjenë ku koleksioni i Dodës ruhet me numrat NB902060B deri NB902076B. Robert Elsie
|
||
![]()
|
||||